Thursday, January 12, 2017

Energjia elektrike

Energjia elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Në qarqe elektrike kjo ngarkesë shpesh realizohet nga lëvizja e elektroneve në një kabllo. Ajo mund të realizohet nga jonet në një elektrolitë, ose nga të dyja jonet dhe elektronet si në një plazmë.[1]
Njësia për matjen e rrymës elektrike në sistemin SI është amperi, që është rrjedhja e ngarkesës elektrike rreth një sipërfaqeje në vlerë prej 1 kuloni për sekond. Rryma elektrike matet me anë të një pajisjeje që quhet ampermetër.[2]
Rrymat elektrike shkakojnë nxehtësinë e Xhulit, e cila krijonë dritë në një poç drite inkadenshente. Ato po ashtu krijojnë fusha magnetike, të cilat përdoren në motora, përçues dhe gjeneratorë.
Në një përçues metalik, secili atom ka një ose më shumë se një elektron të lidhur në afëri. Këto elektrone të lidhura në afërsi konsiderohen si elektrone të lira. Ato mund të lëvizin nga njëra pjesë në tjetrën. Që kur këto elektrone të lira lëvizin gjatë gjithë përçuesit, ato janë bartëse të ngarkesave.


Shkurtesat AC dhe DC përdoren thjesht për alteruara dhe direkte, si kur modifikojnë rrymë ose tension.

Rryma direkte: Rryma direkte (DC) është rrjedhje jo-indirekte e ngarkesave elektrike. Rryma direke prodhohet nga burime si bateritëtermoelementetqelizat diellore, dhe komutatorët e tipit dinamo. Rryma direkte ka mundësi të rrjedhë nëpër përçues si kablloja, por mund të rrjedh edhe përmes gjysmëpërçuesve, izolatorëve, ose edhe përmes vakuumit si në katodë. Ngarkesa elektrike rrjedh në drejtim konstant, që e dallon nga rryma e alternuar (AC). Termi fillestar që u përdor për rrymën direkte ishte rryma galvanike.[12]
Rryma e alternuar: Te rryma e alternuar (AC, ose ac), lëviza e ngarkesave elektrike ndërron drejtim në mënyrë periodike. Forma e zakonshme valore e fuqisë së rrymës së alteruar është sinusoida. Në aplikacione të caktuara, janë të përdorura forma valore të ndryshme, si valët trekëndëshe ose katrore. Sinjalet audio dhe radio të vendosura në kabllo elektrike janë po ashtu shembuj të rrymës së alternuar. Në këto aplikacione, një qëllim i rëndësishëm është kthimi i informacioneve të koduara (ose modeluara) në sinjale AC.

No comments:

Post a Comment