Toka jonë dhe veçanërisht korja e saj që
kur është krijuar e deri më sot ka qenë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë.
Ajo ka pësuar e pëson edhe në ditët e sotme ndryshime të mëdha. Kanë ndyshuar
vazhdimisht përbërja dhe ndërtimi i saj, gjendja fizike e lëndës, pamja e
jashtme e tokës, kushtet fiziko-gjeografike etj.
Këto ndryshime janë shkaktuar nga proceset e ndryshimeve gjeologjike, të cilat në shumicën e tyre janë procese që veprojnë shumë ngadalë e për një kohë shumë të gjatë me mijëra e miliona vjet në krahasim me zgjatjen e jetës së njeriut.
Shpesh ato janë të pakapshme edhe nga shumë breza njerëzish, siç janë p.sh.lëvizjet tektonike të kores së Tokës, tjetërsimi etj. Megjithëkëtë këto procese të ngadalshme që veprojnë në mënyrë të vazhdueshme, çojnë në ndryshime të mëdha në koren e Tokës. Ndërmjet proceseve gjeologjike ka dhe të tilla që zhvillohen me një shpejtësi të madhe dhe që çojnë shpesh në pasoja katastrofike, siç janë p.sh. tërmetet, vullkanet, shëmbjet dhe rrëshqitjet e papritura e të menjëhershme të tokës etj.
Burim i energjisë që i shkakton këto procese është i ndryshëm dhe lidhet me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Në lidhje me këtë, të gjitha proceset gjeologjike i ndajmë në dy grupe:

1. Procese endogjene të brendshme,
2. Procese ekzogjene të jashtme.
2. Procese ekzogjene të jashtme.
Procest gjeologjike endogjene quhen ato
procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin
kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto
procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet
tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.

Vendet më karakterstike ku veprimtaria e erës është shumë e ndjeshme janë shkretirat dhe gjysëm shkretirat. Ato quhen edhe arena e veprimtarisë së erërave. Nga një shkallë më të vogël era vepron edhe në zonat e larta malore, në shpatet e zhveshura të luginave lumore, në brigjet e deteve etj. Puna shkatrruse e erës shfaqet në dy forma:
Së pari në atë që quhet deflacion, me të cilën kuptojm punën fryerse që bën era me forcën e saj në shkëmbinjtë, duke larguar nga sipëfaqja e tyre materialin e imët që i mbulon, pra i zhvesh ata, duke hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm proceseve të tjera. Gjithashtu me punën e saj fryrëse, era zghëron, thellon më tej të plasurat.
Së dyti në atë që quhet korazion, me të cilën kuptojmë punën goditëse që bën era mbi shkëmbinjët, krahas forcës goditëswe të saj, dhe me materialin grimcor që ajo mbart në gjendje pezullie.Veprimtaria gjeologjike e erës kur erërat janë të forta, nga sipërfaqja e shkëmbinjëve ngrihen jo vetëm grimca të imëta, por edhe grimca të mëdha, me përmasa deri në disa milimetra. Grimcat e ngritura dhe të transportuara nga era përplasen mbi shkëmbinjët, ato së bashku me forcën goditëse të erës formojnë mbi sipërfaqën e shkëmbinjëve brazda, vijëzime të thelluara, pra lëmojnë dhe grryejnë sipërfaqën e tyre. Korazioni është më i fuqishëm në pjesët më të poshtme të shkëmbinjëve, që ndodhen më pranë sipërfaqës së Tokës, pasi në këto lartësi 1 - 2 mmateriali grimcor i ngritur nga era është në sasi më të madhe dhe me përmasa më të mëdha. Proceset e deflacionit dhe të korazionit janë të lidhura ndrsjelltazi dhe zakonisht ndodhen së bashku. Shkalla e shkatrrimit të shkëmbinjëve nga era është e ndryshme dhe varet, përveq forcës së erës edhe nga fortësia e shkëmbijëve, ndërtimi i tyre, përbërja etj. Si rrjedhim i procesit të deflacionit dhe të korazionit lindin forma kaakteristike skulpturore të relievit, që janë tipike, për ato vende ku veprimtaria e erës është mjaft e madhe dhe që ndërtohen nga shkëmbinjë heterogjen.
Era bën një punë të madhe transportuese
dhe depozituese. Kjo veprimtari e erës varet kryesisht nga shpejtësia e saj. Materiali i shkriftët mund të
transportohet nga era i mbajtur pezull në ajër ose me rrokullisje nëpër
sipërfaqën e Tokës. Largësia e transportit të materialit nga era varet nga
shpejtësia e erës dhe nga madhësia e grimcave. Ka raste kur erërat e fuqishme
transportojnë masa të mëdha pluhuri, që në shkretëtëtira e errësojn edhe dritën
e Diellit. Pluhuri shpesh herë qëndron për një kohë të gjatë pezull në qiell
dhe mund të transportohet në largësi të mëdha, kjo dukuri vrehet sidomos gjatë
shpërthimit të vullkaneve, të cialt shpesh nxjerrin sasi hiri dhe pluhuri.
Shpesh rëra dhe pluhuri i shkretëtirës së Saharës ndodh të bjerë në formë shiu
të kuq në Maltë, Italin jugore etj. Materiali
i përfituar nga veprimtaria e erës, kryesisht rëra duke u grumbulluar, formon
relieve pozitive në trajt kodrash asimetrike mjaft karakteristike, siq janë:
dunat, barhanat, valëzimi etj. Formimi i tyre shpjegohet në kët mënyrë: Rëra
gjatë transportimit nga era nepër sipërfaqën e Tokës do të ndeshë rrugës në
pengesa të ndryshme sado të vogla qofshin ato.
No comments:
Post a Comment