Tuesday, January 17, 2017

Cfare eshte veprimateria e abrazionit te eres

Toka jonë dhe veçanërisht korja e saj që kur është krijuar e deri më sot ka qenë në lëvizje e zhvillim të pandërprerë. Ajo ka pësuar e pëson edhe në ditët e sotme ndryshime të mëdha. Kanë ndyshuar vazhdimisht përbërja dhe ndërtimi i saj, gjendja fizike e lëndës, pamja e jashtme e tokës, kushtet fiziko-gjeografike etj.
Këto ndryshime janë shkaktuar nga proceset e ndryshimeve gjeologjike, të cilat në shumicën e tyre janë procese që veprojnë shumë ngadalë e për një kohë shumë të gjatë me mijëra e miliona vjet në krahasim me zgjatjen e jetës së njeriut.
Shpesh ato janë të pakapshme edhe nga shumë breza njerëzish, siç janë p.sh.lëvizjet tektonike të kores së Tokës, tjetërsimi etj. Megjithëkëtë këto procese të ngadalshme që veprojnë në mënyrë të vazhdueshme, çojnë në ndryshime të mëdha në koren e Tokës. Ndërmjet proceseve gjeologjike ka dhe të tilla që zhvillohen me një shpejtësi të madhe dhe që çojnë shpesh në pasoja katastrofike, siç janë p.sh. tërmetet, vullkanet, shëmbjet dhe rrëshqitjet e papritura e të menjëhershme të tokës etj.
Burim i energjisë që i shkakton këto procese është i ndryshëm dhe lidhet me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Në lidhje me këtë, të gjitha proceset gjeologjike i ndajmë në dy grupe:
 1. Procese endogjene të brendshme,
 2. Procese ekzogjene të jashtme.


Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla. 
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.

Puna shkatrruese e erës varet, në radhë të parë, nga shpejtsia e saj. Sa më e madhe të jetë shpejtësia e erës, aq më e madhe është forca shkatrruese e saj. Ajo ndihet më shumë në vendet e zhveshura nga bimësia ose nga vendet me bimësi pak të zhvilluar dhe që ndërtohen, në përgjithësi, nga shkëmbinjë të butë dhe të shkriftë.
Vendet më karakterstike ku veprimtaria e erës është shumë e ndjeshme janë shkretirat dhe gjysëm shkretirat. Ato quhen edhe arena e veprimtarisë së erërave. Nga një shkallë më të vogël era vepron edhe në zonat e larta malore, në shpatet e zhveshura të luginave lumore, në brigjet e deteve etj. Puna shkatrruse e erës shfaqet në dy forma:
Së pari në atë që quhet deflacion, me të cilën kuptojm punën fryerse që bën era me forcën e saj në shkëmbinjtë, duke larguar nga sipëfaqja e tyre materialin e imët që i mbulon, pra i zhvesh ata, duke hapur rrugë zhvillimit të mëtejshëm proceseve të tjera. Gjithashtu me punën e saj fryrëse, era zghëron, thellon më tej të plasurat.
Së dyti në atë që quhet korazion, me të cilën kuptojmë punën goditëse që bën era mbi shkëmbinjët, krahas forcës goditëswe të saj, dhe me materialin grimcor që ajo mbart në gjendje pezullie
.Veprimtaria gjeologjike e erës kur erërat janë të forta, nga sipërfaqja e shkëmbinjëve ngrihen jo vetëm grimca të imëta, por edhe grimca të mëdha, me përmasa deri në disa milimetra. Grimcat e ngritura dhe të transportuara nga era përplasen mbi shkëmbinjët, ato së bashku me forcën goditëse të erës formojnë mbi sipërfaqën e shkëmbinjëve brazda, vijëzime të thelluara, pra lëmojnë dhe grryejnë sipërfaqën e tyre. Korazioni është më i fuqishëm në pjesët më të poshtme të shkëmbinjëve, që ndodhen më pranë sipërfaqës së Tokës, pasi në këto lartësi 1 - 2 mmateriali grimcor i ngritur nga era është në sasi më të madhe dhe me përmasa më të mëdha. Proceset e deflacionit dhe të korazionit janë të lidhura ndrsjelltazi dhe zakonisht ndodhen së bashku. Shkalla e shkatrrimit të shkëmbinjëve nga era është e ndryshme dhe varet, përveq forcës së erës edhe nga fortësia e shkëmbijëve, ndërtimi i tyre, përbërja etj. Si rrjedhim i procesit të deflacionit dhe të korazionit lindin forma kaakteristike skulpturore të relievit, që janë tipike, për ato vende ku veprimtaria e erës është mjaft e madhe dhe që ndërtohen nga shkëmbinjë heterogjen.



Era bën një punë të madhe transportuese dhe depozituese. Kjo veprimtari e erës varet kryesisht nga shpejtësia e saj.  Materiali i shkriftët mund të transportohet nga era i mbajtur pezull në ajër ose me rrokullisje nëpër sipërfaqën e Tokës. Largësia e transportit të materialit nga era varet nga shpejtësia e erës dhe nga madhësia e grimcave. Ka raste kur erërat e fuqishme transportojnë masa të mëdha pluhuri, që në shkretëtëtira e errësojn edhe dritën e Diellit. Pluhuri shpesh herë qëndron për një kohë të gjatë pezull në qiell dhe mund të transportohet në largësi të mëdha, kjo dukuri vrehet sidomos gjatë shpërthimit të vullkaneve, të cialt shpesh nxjerrin sasi hiri dhe pluhuri. Shpesh rëra dhe pluhuri i shkretëtirës së Saharës ndodh të bjerë në formë shiu të kuq në Maltë, Italin jugore etj. Materiali i përfituar nga veprimtaria e erës, kryesisht rëra duke u grumbulluar, formon relieve pozitive në trajt kodrash asimetrike mjaft karakteristike, siq janë: dunat, barhanat, valëzimi etj. Formimi i tyre shpjegohet në kët mënyrë: Rëra gjatë transportimit nga era nepër sipërfaqën e Tokës do të ndeshë rrugës në pengesa të ndryshme sado të vogla qofshin ato.

Thursday, January 12, 2017

Energjia elektrike

Energjia elektrike është rrjedhje e ngarkesave elektrike. Në qarqe elektrike kjo ngarkesë shpesh realizohet nga lëvizja e elektroneve në një kabllo. Ajo mund të realizohet nga jonet në një elektrolitë, ose nga të dyja jonet dhe elektronet si në një plazmë.[1]
Njësia për matjen e rrymës elektrike në sistemin SI është amperi, që është rrjedhja e ngarkesës elektrike rreth një sipërfaqeje në vlerë prej 1 kuloni për sekond. Rryma elektrike matet me anë të një pajisjeje që quhet ampermetër.[2]
Rrymat elektrike shkakojnë nxehtësinë e Xhulit, e cila krijonë dritë në një poç drite inkadenshente. Ato po ashtu krijojnë fusha magnetike, të cilat përdoren në motora, përçues dhe gjeneratorë.
Në një përçues metalik, secili atom ka një ose më shumë se një elektron të lidhur në afëri. Këto elektrone të lidhura në afërsi konsiderohen si elektrone të lira. Ato mund të lëvizin nga njëra pjesë në tjetrën. Që kur këto elektrone të lira lëvizin gjatë gjithë përçuesit, ato janë bartëse të ngarkesave.


Shkurtesat AC dhe DC përdoren thjesht për alteruara dhe direkte, si kur modifikojnë rrymë ose tension.

Rryma direkte: Rryma direkte (DC) është rrjedhje jo-indirekte e ngarkesave elektrike. Rryma direke prodhohet nga burime si bateritëtermoelementetqelizat diellore, dhe komutatorët e tipit dinamo. Rryma direkte ka mundësi të rrjedhë nëpër përçues si kablloja, por mund të rrjedh edhe përmes gjysmëpërçuesve, izolatorëve, ose edhe përmes vakuumit si në katodë. Ngarkesa elektrike rrjedh në drejtim konstant, që e dallon nga rryma e alternuar (AC). Termi fillestar që u përdor për rrymën direkte ishte rryma galvanike.[12]
Rryma e alternuar: Te rryma e alternuar (AC, ose ac), lëviza e ngarkesave elektrike ndërron drejtim në mënyrë periodike. Forma e zakonshme valore e fuqisë së rrymës së alteruar është sinusoida. Në aplikacione të caktuara, janë të përdorura forma valore të ndryshme, si valët trekëndëshe ose katrore. Sinjalet audio dhe radio të vendosura në kabllo elektrike janë po ashtu shembuj të rrymës së alternuar. Në këto aplikacione, një qëllim i rëndësishëm është kthimi i informacioneve të koduara (ose modeluara) në sinjale AC.

Cfare eshte parashuta

Leonardo di ser Piero da Vinci (origj. Leonardo da Vinci i njohur edhe si Da Vinci ose Leonardo) lindi më 15 prill 1452 në Ankiano të Vinçit; vdiq më 2 maj 1519 në Kështjellën e Cloux (Kluks) të Ambuazit. Ishte arkitekt i famshëm, shpikësinxhinierpiktor e skulptor italian i Rilindjes. Babai i tij Ser Piero da Vinci ishte noter ndërsa e ëma Katerina një fshatare.
Si piktor (vizatues), ishte nxënës i Verrocchios, në shitoren e të cilit njohu bashkënxënësin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), që shquhej për stilin e tij të hijshëm me vija të prera e të sakta. Këto mënyra të di Credi-t ndikuan te Leonardoja, por më pas ishte radha e Lorencos të mësonte nga Leonardo. Ai është një ndër humanistët më të mëdhenj ne kategorinë e artit. Da Vinçi mund të mendohet si një kryetip i njeriut të rilindjes dhe është përcaktuar shpesh si një gjeni, për shkak të shkëlqimit të tij në të gjitha fushat e artit, për zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, që duken një përparim i madh në krahasim me kohën e tij.
Leonardoja dijetar u injorua nga studiuesit bashkëkohanikë të tij. Ai ishte i magjepsur nga fluturimi. Bëri studime të hollësishme mbi fluturimin e zogjve dhe projektoi makina të ndryshme fluturuese, përfshirë edhe një helikopter që vihej në lëvizje nga katër njerëz (që nuk do të mund të kishte fluturuar sepse do të ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe një deltaplan por që ky do të kishte mundur të fluturonte.
 Mori pjesë në shumë autopsi duke bërë një numër të skicimeve anatomike tejet të hollësishme, duke projektuar një studim të plotë të anatomisë njerëzore e krahasore.
Leonardo shfrytëzoi në veçanti këto dituri anatomike (mbase më të thellat e kohës së tij) qoftë në fushën artistike ashtu edhe në mekanikë: është i tiji projekti i parë i dokumentuar mbi një robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shënime të rizbuluara në vitet 1950  kodikun atlantik dhe në libërtha shënimesh xhepi që datojnë rreth 1495 - 1497 tregojnë skicime të hollësishme mbi një kalorës mekanik, që ishte me sa duket në gjendje të ngrihej në këmbë, lëvizte krahët, kokën dhe nofullat, duke nxjerrë tinguj nga goja (falë një mekanizmi të përparuar goditës të vendosur në lartësinë e gjoksit). Kalorësi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta për t´i dhënë shpirt një prej festave të Dukës së Milanos, sidoqoftë nuk dihet se është realizuar ndonjëherë.
Në vitin 1502 Leonardo da Vinçi bëri një skicim të një ure me një shtrirje prej 240 metrash, si pjesë e një projekti të inxhinierisë civile për Sulltanin osman Beyazid II.
Parashikohej që ura të vendosej në grykën e Bosforit e njohur si Briri i Artë por nuk u ndërtua kurrë. Vizioni i da Vinçit u ringjall në vitin 2001 kur një urë më e vogël, bazuar mbi skicimet e tij, u ndërtua në Norvegji.
Por,midis projekteve të realizuara, është porti-kanal i Cesenatico (Çesenës),vendi i njohur turistik sot në krahinën e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shënimet e tij përmbajnë një numër të madh shpikjesh në fushën ushtarake: mitraloz dhe "tanke" të lëvizura nga njerëz apo kuaj, bomba copëtuese, etj. Edhepse kishte bindjen se lufta është veprimtaria më e keqe njerëzore.
Shpikje të tjera përfshijnë nëndetëset, parashutën, biçikletën, një aparat me rrota të dhëmbëzuara (njehsori i parë mekanik), një automobil (vetëlëvizës) shtyrë nga një mekanizëm me sustë dhe një tezgjah automatik i cili u ndërtua së fundi nga muzeu kombëtar i shkencës dhe i teknikës dhe prodhon 2 cm pëlhurë në minutë.
Në vitet që pasuan ai demonstroi në Vatikan një përdorim industrial të energjisë diellore, nëpërmjet përdorimit pasqyrave konkave për ngrohjen e ujit.
Leonardo besonte se dielli dhe hëna silleshin rreth tokës dhe se hëna pasqyronte dritën diellore sepse ishte e mbuluar me ujë.
Leonardo nuk botoi as i shpërndau përmbajtjet e shënimeve të tija. Ata mbetën të fshehura deri në shekullin XIX dhe nuk patën asnjë vlerë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë deri në kohët tona. Mbi këto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, në librin e tij "Inxhinierët e lashtësisë", e mendon Leonardon jo të parin e inxhinierëve modernë sesa "të fundit të atyre të lashtësisë", duke saktësuar se pas kohës së Leonardos filloi praktika e përhapjes dhe botimit të zbulimeve shkencore.
Në vitin 1994, një prej librave të shënimeve të Leonardos, i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates për 25 milionë dollarë. Por shumë nga skicimet e da Vincit janë sot pronë e familjes mbretërore britanike.